Ekonomi

SHBA mirëpret tregun e përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 23 October 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se mbështesin me krenari marrëveshjen për bashkimin e tregjeve energjetike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një cicërimë në Twitter shkroi se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe gjithashtu i barabartë me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie.

Kim iu referua marrëveshjes që firmosën në Tiranë dy ditë më parë drejtuesit e Enteve Rregullatorë ERE, ZRRE, si dhe administratorët e të dy operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë, raporton RTK.

-Advertisement-

“Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike. “Bashkim” = fuqi më e madhe negociuese = çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Si pjesë e mbështetjes së SHBA për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal, @USAID do të punojë me Shqipërinë dhe Kosovën për të krijuar shkëmbimin e forcave dhe për të lëvizur energjinë elektrike”, ka shkruar ambasadorja Kim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera