Lajme

SHBA me nivelin më të lartë të inflacionit në 40 vjet

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 13 January 2022

Në Shtetet e Bashkuara çmimet e mallrave të konsumit u rritën 7% në muajin dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke shënuar shkallën më të lartë të inflacionit në 40 vjet, sipas një raporti qeveritar të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës.

Çmime më të larta u vunë re në të gjitha aspektet e ekonomisë amerikane gjatë vitit 2021, me rritjet më të mëdha që nga viti 1982. Në nëntor rritja e çmimit të mallrave arriti në 6.8%. Analistët thonë se kërkesat e mëdha të konsumatorëve u përballën me mungesat e furnizimeve si rezultat i pandemisë, duke rritur çmimet gjatë vitit, sidomos në industrinë e automobilëve dhe atë të prodhimit të mobiljeve si dhe çmimet e ushqimeve dhe të karburantit.

Pavarësisht rritjes së inflacionit nga një vit tek tjetri, Presidenti Joe Biden tha se raporti “tregon një ulje domethënëse të inflacionit gjatë muajit të shkuar, me çmimet e ushqimeve dhe të karburantit në rënie”. Ai tha se kjo “tregon se ne po bëjmë përparime në ngadalësimin e shkallës së rritjes së çmimeve. Në të njëjtën kohë, raporti nxjerr në pah se ende kemi më shumë punë për të bërë, me rritjen e çmimeve ende shumë të larta që po ndrydhin buxhetet e familjeve amerikane”.

-Advertisement-

Rritja e shpejtë e kostos për konsumatorët ka tëherqur vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë dhe të hartuesve të politikave të bankës qendrore amerikane, që njihet si Rezerva Federale, edhe pse ata shprehen se presin që inflacioni të mbetet i lartë gjatë gjithë vitit.

Në nëntor, Presidenti Biden bëri thirrje që Komisioni Federal i Tregtisë të hulumtojë veprimet e kompanive të naftës dhe gazit nëse po dëmtojnë xhepin e konsumatorëve. Banka qendrore po sinjalizon veprime të reja për të frenuar inflacionin duke i dhënë fund në mars mbështetjes së saj të drejtpërdrejt për ekonominë, më herët se ishte planifikuar, dhe duke rritur normën bazë të interesit që ndikon tek kostoja e huamarrjes për bizneset dhe konsumatorët.

Shefi i Rezervës Federale, Jorome Powell, i tha një komisioni të Kongresit të martën se ulja e çmimeve në nivele më të qëndrueshme ishte thelbësore për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme nga pandemia./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera