SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus
22:38 | 16 June 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës pretendojnë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe.
Autoritetet në Serbi thonë se ata kanë qenë “thellë” në territorin e tyre, kur janë arrestuar.
I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka thënë të premten gazetarëve se e kanë ndjekur “rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës”.
“Janë dy skenarë, një se ata janë kidnapuar nga brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose ata pa dashje kanë kaluar kufirin ku kanë gjetur veten brenda territorit të Serbisë. Në çfarëdo rasti, është e qartë se këta policë nuk kishin qëllim të ishin në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka theksuar Escobar.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se vendi i tij bën thirrje “për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, të arrestuar më 14 qershor”.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”.
Mbretëria e Bashkuar ka përsëritur thirrjet ndaj kryeministrit Kurti që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Gjithashtu, janë kërkuar zgjedhjet e reja dhe themelimi i Asociacionit.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës “që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të qetësuar situatën në kufi”.
“Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë. Njerëzit në të dy vendet kanë nevojë për perspektiva që konflikti i ka frenuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Baerbok në Twitter.
Qeveria e Kosovës beson se autoritetet serbe, sipas saj, “i rrëmbyen” tre policët, për shkak të arrestimit të serbit Millun Millenkoviq nga Policia e Kosovës, më 13 qershor, nën dyshimet se ka organizuar dhunë kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në veri të Kosovës.
Kjo zonë, e banuar me shumicë serbe, është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave atje të futen në objektet e tyre, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Këto objekte shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
Bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Kosova që menjëherë ta shtensionojë situatën, përkatësisht t’i tërheqë njësitë speciale të policisë nga veriu, të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të kthehet në dialog me Serbinë.
Nga Beogradi zyrtar, në anën tjetër, kërkohet që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb.

Të tjera
-
Presidenti i Iranit: Do ta bëjmë Izraelin të pendohet për aktin e tij të pamend
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, në një fjalim drejtuar kombit, tha se p...
-
Trumpi, thirrje Iranit: Bëjeni marrëveshjen bërthamore para se të jetë vonë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit që...
-
Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka pritur sot në takim shefin e Forcave...
-
Dita e 23-të e grevës së punëtorëve të “Pastrimit”, vapa e rëndon gjendjen, ka edhe alivanosje
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” tash 23 ditë po bëjnë grevë para Komunës së ...
-
Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është tak...
-
DEFENDER25, Ambasada e ShBA-së: Bashkë me trupat e Kosovës po e forcojmë sigurinë
Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Europe...
-
Anulohet protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu
Të dielën, e kësaj jave ishte paralajmëruar një protestë nga fshati Muçivërc,...
-
Izraeli godet sërish objektin bërthamor të Natanzit, sulmet vazhdojnë në disa qytete iraniane
Mediat iraniane po raportojnë se Izraeli ka goditur përsëri objektin bërthamo...
-
Momenti kur Kurti e Konjufca ia plasin të qeshurës pas dështimit të votimit në Kuvend
Albin Kurtit nuk i ka bërë përshtypje dështimi i 31-të në Kuvend. Kurti ës...
-
Memli Krasniqi sërish mesazh Abdixhikut: Matematik e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat
Kryetari i PDK`sësë, Memli Krasniqi nuk ka dashur të deklarohet gjerë e gjatë...
-
“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon momentet dramatike nga Banjska
Grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë ishte i trajn...
-
Mediat iraniane raportojnë se Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit: Është goditur qyteti i Tabrizit
Forcat izraelite kanë nisur një sulm ndaj qytetit veriperëndimor iranian të T...