SHBA: Kurti e Vuçiq të tregohen konstruktivë në takimin e së hënës

Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 24 February 2023
Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
SHBA kërkon nga të dy palët që të tregohen konstruktivë në takimin e së hënës në mënyrë që të ecet përpara në këtë proces.
“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës të Departamentit amerikan të Shtetit në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç tha dje dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare të pranimit, duhet të shqyrtojnë edhe detajet e zbatimit të propozimit evropian.
Por, Lajçak tha se nuk do të ketë vend për negociata, pasi plani si i tillë është “merre ose lëre”.
“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian. Palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe ne nuk shohim arsye, as gjasa për negociata. Ne besojmë vërtetë se është plani që trajton çështjen, që respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm”, deklaroi Lajçak në intervistë për RTK.
Emisari i BE-së tha se presin që, në takimin e 27 shkurtit, të dy liderët ta pranojnë propozimin evropian.

Të tjera
-
Nesër përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – a do të dilet nga ngërçi?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 2...
-
Bajrami: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se transporti i energjisë që...
-
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë – Shtupel, policia në vendngjarje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Shtupel, duke s...
-
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë
Është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh ndaj një personi n...
-
Behrami: Specialja duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike, është vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Spec...
-
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror
Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore. Shumë qytetarë d...
-
Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë
Deputetja Duda Balje dje konfirmoi informacionet që qarkullonin, se asaj ...
-
‘Shqipëria, një Itali e re’, Rama: E bekuar nga Zoti, e mallkuar nga historia
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një Itali...
-
Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë
Katër persona janë arrestuar nga policia. Të njëjtit dyshohen se ditë më p...
-
Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova: Më i riu 15-vjeçar, më e vjetra 84-vjeçare
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot është nisur grupi i parë i ...
-
Muharremi: 99 orët kritike që rritën koston e transportit të energjisë 907%
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka reaguar pas të dhënave të fundit k...
-
Përplasje tejet e ashpër mes Dimal Bashes dhe gazetarit Dakaj “O ju veç VV-në e sulmoni”
Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal B...