“SHBA ka nisur armatimin për Ushtrinë e Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 21 December 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar për Blic Interview se ato janë në rrugëtim por nuk ka specifikuar një datë të saktë.
”Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, od të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet”.
”Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”.
”Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhë në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lartë, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake”.
”Isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadetë tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar”.
”Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla”.
”Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë Veseli.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...