Lajme

SHBA jep 725 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 15 October 2022

Qeveria e SHBA-së ka njoftuar dërgesa të reja të armëve në Ukrainë në vlerë totale prej 725 milionë dollarësh.

Pako e re e ndihmës së sigurisë për Ukrainën përfshinë sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), municion, makina të blinduara dhe pajisje mjekësore, njoftoi më 14 tetor Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni.

Ndihma vjen “në vazhdën e sulmeve brutale me raketa të Rusisë ndaj civilëve në të gjithë Ukrainën” dhe “provave në rritje të mizorive nga forcat ruse”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Ukrainës, teksa ata mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre me guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të pakufishme”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 12 tetor se aleatët janë të përkushtuar për të dërguar armë në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”

Me pakon e re, ndihma që Uashingtoni ka ofruar për Kievin qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, arrin në vlerën mbi 18.3 miliardë dollarë./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera