Lajme

SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 04 November 2019

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj nëntë personave të lidhur me Udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, midis tyre shefi i shtabit, një nga djemtë e tij dhe kreu i gjyqësorit të Iranit.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha përmes një deklarate të 4 nëntorit se Uashingtoni gjithashtu sanksionoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

“Sot Departamenti i Thesarit po shënjestron zyrtarët që rrethojnë Liderin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei dhe zbatojnë politikat e tij destabilizuese”, tha pëmes një deklarate, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

-Advertisement-

“Këta individë janë të lidhur me një gamë të gjerë sjelljesh malinje, duke përfshirë edhe bombardimet e kazermave detare të SHBA-së në Beirut më 1983, pastaj sulmin ndaj Shoqatës së përbashkët izraelito-argjentinase më 1994. Ata janë të lidhur edhe me disa raste të torturave, vrasjeve jashtëgjyqësore dhe shtypjen e civilëve”, tha Mnuchin.

Njoftimi u bë në ditën kur shënohet dyzet vjetori i sulmit në ambasadën amerikane në Teheran. Më 4 nëntor, 1979, disa studentë iranianë – ndjekës të Ajatollah Ruhollah Khomeinit – kanë sulmuar ambasadën amerikane në Teheran dhe kanë marrë pengje dhjetëra amerikanë.

Pesëdhjetedy amerikanët janë mbajtur peng për 444 ditë.

Më 4 nëntor, Irani tha se ishte duke dyfishuar numrin e centrifugave të përparuara për pasurimin e uraniumit, duke zvogëluar më tej kohën, kur ekspertët vlerësojnë se Teherani mund të posedojë materiale të mjaftueshme për të ndërtuar një armë bërthamore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera