Lajme

ShBA-ja urdhëron largimin e familjarëve të punonjësve të ambasadës në Bjellorusi

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 01 February 2022

Departamenti i Shtetit i ShBA-së të hënën urdhëroi që familjarët e punonjësve në ambasadën amerikane në Bjellorusi dhe i paralajmëroi qytetarët amerikanë kundër udhëtimit drejt këtij shteti për shkak të “grumbullimit të pazakontë dhe shqetësues ushtarak rus” përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën.

Ky veprim erdhi në kohën kur zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Rusia mund të organizojë pushtim të konsiderueshëm të Ukrainës, përfshirë rrugën përmes Bjellorusisë fqinje, shkruan CNN.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, tha se ShBA-ja ka parë dëshmi se Moska synon që të grumbullojë mbi 30.000 trupa në kufirin Bjellorusi – Ukrainë deri në fillim të shkurtit dhe se 5.000 ushtarë ndodhen tashmë në atë zonë.

-Advertisement-

Në një udhëzim të përditësuar për udhëtime, të lëshuar të hënën, Departamenti i Shtetit tha se “për shkak të një rritjeje të aktivitetit të pazakontë dhe shqetësues ushtarak rus afër kufirit me Ukrainën, shtetasit e ShBA-së, që ndodhen në Bjellorusi ose që po e shqyrtojnë udhëtimin në këtë shtet, duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është e paparashikueshme dhe se ka tensione të ngritura në rajon”.

“Duke e marrë parasysh paqëndrueshmërinë e shtuar të situatës, shtetasit e ShBA-së këshillohen fuqishëm kundër udhëtimit në Bjellorusi”, thuhet në udhëzim, ku shtohet se “aftësia e qeverisë amerikane për të ofruar shërbime rutinore ose urgjente për shtetasit e ShBA-së në Bjellorusi është tashmë e kufizuar ashpër për shkak të kufizimeve të qeverisë bjelloruse ndaj stafit të ambasadës së ShBA-së”.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit e autorizoi largimin e punonjësve të qeverisë amerikane nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë dhe e urdhëroi largimin e familjarëve të tyre atje “për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të veprimit ushtarak rus”. Ky veprim u kritikua nga qeveria ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera