SHBA-ja shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të lisë së majmunëve

Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 05 August 2022
Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve. Sipas zyrtarëve shëndetësorë rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në dy muajt e fundit. Sekretari i shërbimeve shëndetësire, Xavier Becerra deklaroi më 4 gusht se ky vendim pritet që të bëjë të mundur lëvrimin e fondeve shtesë dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen.
Becerra deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme ta çojnë në një nivel tjetër kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe i bëjnë thirrje popullit amerikan që ta marrë seriozisht linë e majmunëve.”
Sipas të dhënave të publikuara më 4 gusht, numri i rasteve ka arritur në 6.600 në SHBA dhe shumica e tyre janë regjistruar në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Ndryshe nga periudha kur COVID-19 u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019-të, për linë e majmunëve ekzistojnë vaksina dhe trajtime të disponueshme.
Vendimi i qeverisë amerikane vjen dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve “një emergjencë globale të shëndetit publik”, niveli më i lartë i alarmit. OBSH-ja tha më 23 korrik se lija e majmunëve, e cila ka ekzistuar në disa rajone të Afrikës për dekada, është përhapur me shpejtësi përreth globit që nga muaji maj, duke prekur mijëra persona në më shumë se 70 shtete./REL
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...