ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 21 November 2024
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe të Rusisë, dhe dhjetëra institucione të tjera financiare, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, po tenton që të dëmtojë edhe më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas dy muajsh.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Gazprombank, që luan rol të madh në lehtësimin e eksporteve ruse të energjisë, ishte banka e vetme e madhe ruse që kishte mbetur deri më tani pa u goditur nga sanksionet amerikane. Washingtoni dhe Brukseli kishin shmangur sanksionimin e Gazprombank, pas shqetësimeve se mund të kishte pengesa në eksportet e energjisë, transmeton Klankosova.tv
Përveç Gazprombank, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka sanksionuar mbi 50 banka të tjera ruse që kryejnë operacione ndërkombëtare dhe mbi 40 regjistrues rusë të letrave me vlerë dhe 15 zyrtarë financiarë rusë.
Washingtoni po ashtu paralajmëroi institucionet financiare kundër bashkimit në versionin e Rusisë të sistemit ndërkombëtar të mesazheve për bankat, që njihet me shkurtesën SWIFT. Rusia po synon të tërheqë bankat ndërkombëtare që t’i bashkohen platformës së saj të mesazheve, në mënyrë që të shmangë sanksionet financiare të vendosura nga SHBA-ja.
“Veprimet e sotme riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të kufizuar aftësinë e Rusisë që të përdorë sistemin financiar ndërkombëtar për të zhvilluar luftën e saj kundër Ukrainës dhe për të penguar përpjekjet e Rusisë për të kryer pagesa ndërkufitare për mallrat me përdorim të dyfishtë dhe materialeve ushtarake”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate më 21 nëntor.
Mbështetësit e Ukrainës për muaj të tërë i kanë bërë thirrje administratës së Bidenit që të ashpërsojë sanksionet ndaj sektorit bankar rus, duke thënë se Kremlini po gjen mënyra për të shmangur sanksionet aktuale dhe po paguan për importe të teknologjisë dhe mallra të tjera me përdorim të dyfishtë.
Përveçse lehtëson pagesat për energjinë, Gazprombank vepron po ashtu si një kanal për blerjen e mallrave ushtarake. Kremlini gjithashtu përdor bankën Gazprombank për të paguar ushtarët rusë dhe për të kompensuar familjet e ushtarëve të vrarë.
“Jam mirënjohës ndaj presidentit Biden dhe administratës së tij për pakon e fortë të sanksioneve financiare dhe bankare të bëra publike sot, që shënjestrojnë ekonominë dhe paratë e luftës të Rusisë”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Biden do ta përfundojë mandatin më 20 janar, kur në Shtëpinë e Bardhë do të kthehet presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Ai ka premtuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke i ulur në tavolinë të bisedimeve Zelenskyn dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Sanksionet financiare amerikane vijnë në një moment kritik për ekonominë e Rusisë, pasi shpenzimet rekord të Putinit për luftën kanë rritur inflacionin dhe normat e interesit. Banka Qendrore e Rusisë muajin e kaluar rriti normat e interesit në 21 për qind, norma më e lartë në dekada, dhe mund të vazhdojë t’i rrisë normat, teksa nuk ka sinjale se lufta është drejt përfundimit.
Të tjera
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...