ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 31 October 2024
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërmarrjen e “veprimeve të pakoordinuara”, për të cilat tha se nuk janë “në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për raportin gjashtë-mujor të UNMIK-ut.
“Ne mbetemi të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat nuk janë në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.” – tha ai.
Kreu i misionit të ShBA-së në OKB paralajmëroi se veprime të tilla rrezikojnë mirëqenien e komuniteteve joshumicë dhe pengojnë rrugën drejt normalizimit. “Këto veprime ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve të cenueshme dhe joshumicë dhe minojnë rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” – tha Wood.
Wood theksoi më tej nevojën e zbatimit të të gjitha angazhimeve që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me BE-në, OSBE-në dhe partnerët e NATO-s për të mbajtur tensionet e ulëta në veri të Kosovës; për të penguar masat përshkallëzuese nga secila palë; dhe të shtyjë përpara në zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.” – tha përfaqësuesi i ShBA-së në OKB.
Ai paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë “kundër veprimeve të pakoordinuara ose përshkallëzuese”, ndërsa bëri thirrje që palët “të zgjidhin çështjet brenda kornizës së Dialogut.”
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja u ritheksua si rruga që duhet ndjekur për normalizimin e marrëdhënieve. “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e dakorduar për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe përparimin drejt anëtarësimit në institucionet evropiane.” – tha përfaqësuesi i ShBA-së.
Për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, Wood ka kërkuar “llogaridhënie të plotë” nga përgjegjësit, përfshirë kryeorganizatorin e sulmit, Milan Radoiçiq.
“Kanë kaluar më shumë se një vit që nga sulmi paraushtarak serb në Stacionin e Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës në veri të Kosovës dhe Serbia nuk ka bërë asnjë përparim domethënës në dhënien e përgjegjësisë të personave të përfshirë, duke përfshirë liderin e vetëshpallur të sulmit, Milan Radoiçiq. Ne kërkojmë llogaridhënie të plotë në përputhje me sundimin e ligjit.” – tha Wood.
Ambasadori i ShBA-së në OKB e kritikoi si të anshëm dhe që si i tillë nuk reflekton realitetin në terren. raportin e UNMIK-ut, ndërsa shtoi nevojën që të mbahet një vështrim neutral.
“Ne i bëjmë thirrje UNMIK-ut, në raportimin e ardhshëm, të mbajë një pikëpamje neutrale, për të pasqyruar më mirë paanshmërinë e UNMIK-ut.” – tha ai.
Përfaqësuesi i ShBA-së madje tha se UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij për atë që ishte thirrur. Ai beri thirrje që të rishikohet mundësia e shuarjes së tij.“Pas një çerek shekulli, UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij origjinal dhe Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Këshillit të rishikojë UNMIK-un në Kosovë dhe të punojë drejt shuarjes të tij eventual.” – deklaroi Wood.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...