Lajme

SHBA-ja prezanton sanksionet e reja, godet sërish njerëzit rreth Putinit

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 11 March 2022

Thesari i Departamentit të Shtetit ka vendosur sanksione të reja mbi oligarkët rusë. Sot janë prezantuar sanksionet e reja mbi figurat elitare që janë të afërt edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sanksionet e fundit janë vënë mbi 10 persona që janë pjesë e bordit të bankës VTB, 12 anëtarë të Dumës, Dhoma e Ulët e parlamentit rus, si dhe mbi familjen e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan lajmi.net.

Më herët, Presidenti Biden kishte njoftuar gjithashtu edhe ndalesa mbi importet ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet.

-Advertisement-

Ai ka thënë sanksionet e fundit të vendosura mbi Rusinë, janë goditje re mbi ekonominë e saj, pas pushtimit të Ukrainës.

I njëjti ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë forca amerikane në Ukrainë dhe se SHBA-ja nuk do e nisë luftën e tretë botërore.

DASH-i ka bërë thirrje ndaj qytetarëve amerikanë të mos marrin pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo të kontribuojnë në forma më konstruktive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera