Lajme

SHBA-ja për dialogun Kosovë–Serbi: Përfundojeni

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 17 November 2021

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog.

Giacobbe ka shkruar në Twitter se Kosova dhe Serbia duhet ta kryejnë këtë punë.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha e fundit për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Përfundojeni”, ka shkruar Giacobbe.

Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras.

“Sot i prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e të hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha e fundit për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter pas takimeve.

Të tjera