SHBA-ja paralajmëron për një kërcënim të mundshëm sigurie në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 22 July 2022
Ambasada amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm që shënjestron një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim, që do të mbahet në Durrës më 23 dhe 24 korrik.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përmes së cilit udhëzohen qytetarët amerikanë që të shmangin këtë ngjarje.
Security Alert – Threat Targeting the Free Iran World Summit 👉 https://t.co/VPmqYCiNAl pic.twitter.com/iuxHLtNPfo
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 21, 2022
Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dy grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.
Në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të organizatës MEK.
Sipas një njoftimi të bërë pak ditë më parë nga këto organizata, thuhet se “në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë. Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen ngjarjes online nga shumë vende të botës”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten ka thënë se Shqipëria ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet jomiqësor, i cili ka shënjestruar të gjitha portalet qeveritare dhe portalin e shërbimeve e-Albania.
Autoritetet e Shqipërisë ende nuk e kanë komentuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin kërcënim.
Në janar të vitit 2020, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi një prej tyre dyshohej se ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.
Kampi Ashraf pranë Durrësit u vizitua një muaj më parë nga ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ndërsa në muajin maj këtë kamp e kishte vizituar edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo./REL
Të tjera
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...
-
Stuhia e nxjerr lisin me rrënjë në Vushtrri
Stuhia e madhe në orët e pasdites në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fsha...
-
Fituesi i dytë i Nimi TV nga Italia është me fat! Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve mëson se është fitues i veturës Dacia Sandero!
Fatmir Kolonjari është fituesi i dytë i veturës Dacia Sandero. Fituesi është ...
-
Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi...
-
Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie?
Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje nga ...
-
Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më...