ShBA-ja nuk tregon se kush ndikoi në lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 27 June 2023
Të hënën, Serbia liroi tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Republikës.
Për këtë çështje pati shumë reagime, ndërsa u tha se për lirimin e tyre kontribuoi ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
E gjatë ditës së sotme, në konferencën e rregullt me gazetarë të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, ky i fundit u pyet në lidhje me atë se kush ndikoi në lirimin e tyre, raporton Klankosova.tv.
Madje u pyet nëse ka qenë ndonjë ish-zyrtarë e ish-administratës amerikane, por Miller tha vetëm se është i lumtur që u liruan ata, dhe nuk komentoi më shumë.
“Nuk do ta vë veten në pozitë për të folur për ish-zyrtarë të administratës”, tha Miller, teksa shtoi se “edhe ashtu tash kam punë boll të madhe”.
“Do të flas për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ajo që bëmë ne është që kërkuam për lirimin e atyre tre zyrtarëve policorë”, tha Miller në këtë konferencë.
Ai tha se ShBA-ja është e lumtur me faktin se ata tre janë liruar. “Siç ndodh shpesh, suksesi ka njëmijë baballarë, dhe cilado që të ketë arsyeja që i bëri autoritetet t’i lirojnë ata tre zyrtarë policorë, ne jemi të lumtur që pamë të ndodhë kjo”, deklaroi Miller, raporton Klankosova.tv.
Për lirimin e tyre, komentoi edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili la të kuptohet se ishte pikërisht kërkesa e tij ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ajo që ndikoi në marrjen e vendimit lirues.
Ndërkaq, siç raporton “Pavlovic Today”, në takimin që Orban e zhvilloi me Vuçiqin në Beograd, i pari i kishte dhënë informata të dytit mbi pasojat potenciale nëse Serbia do të vendoste të mos i lironte policët kosovarë.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...