Lajme

SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 09 October 2023

Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael, konfirmoi më 9 tetor Shtëpia e Bardhë, përderisa luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejt”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbesim në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçmas me autoritetet lokale”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Izraeli i thërret 300.000 rezervistë për luftën me Hamasin

Ndërkaq, transmetuesi britanik, BBC, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se mbi 10 britanikë dyshohet se janë vrarë apo zhdukur që kur ka shpërthyer dhuna.

Izraeli dhe Hamasi në 15 vjetët e fundit kanë zhvilluar katër luftëra.

Hamasi – që është e shpallur organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera – udhëheq me Rripin e Gazës që nga viti 2007. /REL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera