SHBA-ja e nesërme zhvendoset në Paqësor (2)

Autori: Gazeta inFokus
22:46 | 26 May 2022
Konteksti aktual i Atlantikut
Shkruan:Agron HOTI
Lufta në Ukrainë ka vetëm një qëllim madhor për SHBA-të: që Rusia përmes kësaj lufte të poshtërohet e varfëruar aq shumë saqë të mos arrijë më as të ëndërrojë rrezikimin e SHBA-së që përmes Evropës të depërtojë në Atlantik, se lëre më në Pacifik, edhe pse Rusia aty kufizohet drejtëpërdrejtë me SHBA, por që s’ka asnjë interes e as kapacitete për të projektuar ekspansion kah lindja e largët.
Fokusi i Rusisë është në dy drejtime: përmes Evropës drejt Atlantikut dhe përmes Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore drejt Oqeanit Indian e Mesdheut, për këtë të fundit në shkrimet e radhës. Për të njëjtat arsye që SHBA e kishte luftuar direkt dhe mposhtur Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore, po e lufton edhe sot Putinin përmes Ukrainës. Qëllimi atëherë, sot dhe nesër ngelet ai që ka qenë: që krahu lindor i SHBA-së, pra Atlantiku, të mos bie me asnjë çmim as nën hegjemoni gjermane e as nën atë ruse, e as gjermano-ruse.
Poshtërimi i Rusisë në Ukrainë nga SHBA, nga një Britani e Madhe në Veri e armatosur deri në dhëmbë si dhe një Gjermanie tanimë të armatosur si pykën e paanashkalueshme për depërtimin e Rusisë në Evropën Kontinentale drejt Atlantikut, do t’i garantojnë SHBA-së sigurinë nacionale në Atlantik së paku gjatë tërë shekullit 21.
Fuqizimi i Polonisë dhe Ukrainës vetëm sa do ta forcojnë krahun lindor të SHBA-së. Për këtë arsye SHBA është duke e shtyrë kufirin lindor të NATO-s dhe BE-së pranë kufijve të Rusisë edhe atë që nga Arktiku e deri në Turqi. Përpjekjet për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia janë në linjë me këto projeksione të SHBA-së.
Lufta në Ukrainë është pikërisht shtyrje e kufirit të NATO-s sa më afër kufirit të Rusisë. Përfundimi i luftës në Ukrainë pashmangshëm do të sjellë një rend të ri ndërkombëtar me një Rusi të demokratizuar dhe të përafruar me BE, pa paraqitur në të ardhmen kurrfarë rreziku as për BE e as për SHBA. Dhe me këtë sigurohet krahu lindor i SHBA-së në Atlantik ashtu sikurse sigurohet Evropa dhe vetë Perëndimi.
Pra, përderisa mozaiku i SHBA-së është rrethimi dhe vajtja sa më afër kufirit rus, mozaiku rus ka për synim çarjen e këtij rrethimi. E Ukraina përbën rastin më tipik të kësaj përplasjeje të madhe mes Perëndimit dhe Rusisë, ashtu siç ishte edhe lufta çlirimtare e Kosovës dhe të gjitha republikave jugosllave kundër Serbisë, më saktësisht Rusisë. (vazhdon).
Të tjera
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...