SHBA-ja e nesërme zhvendoset në Paqësor (1)

Autori: Gazeta inFokus
20:53 | 25 May 2022
Konteksti historik
SHBA kufizohet në veri me Kanadanë dhe në jug me Meksikën, të dyja këto vende mike dhe në aleancë të fuqishme me SHBA. Sfida e vazhdueshme e për sigurinë nacionale të SHBA-së ngelen dy krahët e saj, në lindje Oqeani Atlantik dhe në perëndim, Oqeani Paqësor.
Shkruan: Agron HOTI
Përderisa SHBA krahun lindor, pra Atlantikun, e ka të siguruar nga Evropa që me çdo çmim duhet të jetë e orientuar kah SHBA, në krahun perëndimor të saj, pra në Pacifik, gjendja është më e komplikuar me rritjen e fuqisë së Kinës dhe rivaliteteve rajonale në rritje në Azi Lindore mes Kinës, Koresë Jugore e Veriore, Japonisë, Tajvanit, Azisë Juglindore e Australisë.
Përderisa problemet në krahun lindor të SHBA-së (Evropë e Rusi) edhe përmes luftës në Ukrainë janë më të lehta kryesisht edhe për faktin se lufta po zhvillohet në tokë, sfidat në Pacifik janë shumë më të mëdha për shkak se luftërat atje do të mund zhvillohen edhe në detëra, për çfarë SHBA nuk ka asnjë interes, ngase luftërat në detëra do të mund t’i nxisnin rivalët e saj të investonin në flota ushtarake detare, të cilat SHBA, për të ruajtur supremacinë detare në glob, vazhdimisht është munduar t’i dekurajojë duke luftuar vetëm në tokë.
Lufta e Dytë Botërore nuk kishte marrë epilog në Evropë, por në Pacifik me hedhjen e bombave bërthamore në Japoni, përmes të cilave i ishte dhënë mesazh Gjermanisë naziste dhe BRSS-së staliniste, se ç’mund t’i priste nëse s’do t’i ndërprisnin luftimet.
Dhe në fakt ashtu edhe kishte ndodhur. Bombat bërthamore kishin rrëzuar të gjitha fuqitë evropiane të deriatëhershme, kishin frenuar BRSS-në (gati të shkatërruar tërësisht nga Hitleri) që të vazhdonte luftën në Evropë e Pacifik, kishin rrëzuar Japoninë si fuqi rajonale si dhe kishin shpërfaqur superfuqinë në ardhje, pra SHBA-të. Ishte Lufta e Dytë Botërore ajo që zhvendosi qendrën gravitacionale të fuqisë politike, ekonomike e ushtarake nga Euroazia në Amerikën Veriore, më konkretisht në SHBA.
Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA kishte bërë të pamundurën që BRSS të mos arrinte të depërtonte në Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe. Për këtë, arsye kishin ndodhur edhe luftërat përgjatë tërë trajektores që nga Afganistani deri në Jugosllavi.
Rëndësia e Oqeanit Indian ka qenë dhe mbetet jetike për mbajtjen nën kontrollin amerikan të rrugëve detare që lidhin Oqeanin Pacifik përmes atij Indian nëpër Detin Mesdhe e deri në Atlantik.
Nuk është e rastësishme që Britania Madhe kontrollon Gjibraltarin si portën hyrëse nga Atlantiku në Mesdheun Perëndimor. Ndërsa, Turqia me raketat bërthamore amerikane bashkë me Izraelin me armë bërthamore në Mesdheun Lindor parandalojnë çfarëdo tentimi rus për dalje ushtarake në Mesdhe. (vazhdon).
Të tjera
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...
-
Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK ka një thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një thirrje për qytetarë...
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
Përzgjedhja e fituesit të parë të veturës Dacia Sandero do të shpallet me 9 k...