SHBA-ja do t’i stërvitë pilotët ukrainas për avionët F-16

Autori: Gazeta inFokus
22:53 | 24 August 2023
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicioni të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.
“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, tha Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.
Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.
Ky vendim i SHBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.
Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.
Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky./REL

Të tjera
-
Hasani: S’e votoj një qeveri me VV-në, s’u tregua korrekt ndaj procesit të Speciales në Hagë
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk do ta votojë një qev...
-
Rexhepi: Shpresoj që sot zgjidhet kryetarja e Parlamentit
Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka thënë q ë shpreson se në seancën e sot...
-
Muharremi: Nuk kemi më llogaridhënie, vendoset jashtë Kuvendit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Ku...
-
Ky është 84-vjeçari që u gjet pa shenja jete në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë
Pak më parë u raportua për një vdekje të dyshimit që ka ndodhur sot në orët e...
-
Data e zgjedhjeve lokale, presidentja takon partitë politike në orën 14:00
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e partive...
-
Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Kurtit: Nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së
Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur...
-
Dodik shkon përsëri te Orban pavarësisht urdhër-arresti nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës
Milorad Dodik, presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska, njoftoi se d...
-
Sot seanca e radhës, vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet
Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes...
-
“Në Parlament duhet shumica, nuk e keni shumicën” – Kurti vite më parë kur vonohej formimi i institucioneve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po ua lë fajin PDK-së, ...
-
Ekstradohet në Kosovë një shtetas i Shqipërisë, ishte arrestuar atje
Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar n...
-
Su*lmuan fizikisht një grua, arrestohen dy gra në Podujevë
Dy gra janë arrestuar të martën në Podujevë, nën dyshimin se kanë sulmuar fiz...
-
Seanca s’fillon pa vrap, Ramush Haradinaj “ngroh muskujt” në Gërmi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka nisur mëngjesin si shpesh herë – me ...