Lajme

SHBA-ja dhe NATO fillojnë zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 01 May 2021

SHBA-ja ka filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke filluar vetëm përfundimin e asaj që presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti si “lufta e përjetshme”.

Sipas BBC,SHBA-ja dhe NATO e kanë pasur praninë e tyre në Afganistan për gati 20 vjet.

Mirëpo, tërheqja e trupave e cila do të zgjasë deri më 11 shtator, vjen në mes të përshkallëzimit të dhunës, derisa forcat afgane të sigurisë gjenden në gatishmëri të lartë për sulme hakmarrëse.

-Advertisement-

Talibanët kanë paralajmëruar se ata nuk mbështesin më marrëveshjen, që të mos synojë trupat ndërkombëtarë.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar midis militantëve dhe presidentit të atëhershëm, Donald Trump, forcat e huaja do të ishin larguar nga 1 maji, derisa talibanët do të ndalnin sulmet ndaj trupave ndërkombëtarë.

Zyrtarët i thanë Reuters se gjatë kësaj kohe talibanët i kanë mbrojtur bazat ushtarake perëndimore nga grupet rivale islamike. Kjo nuk i ka ndalur sulmet e talibanëve ndaj forcave afgane dhe ndaj civilëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera