SHBA-ja dhe Izraeli zotohen të ndalojnë Iranin që të marrë bombë bërthamore
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 14 July 2022
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se Shtetet e Bashkuara “nuk do të presin përgjithmonë” që Irani t’i bashkohet marrëveshjes bërthamore, një ditë pasi tha se do të ishte i gatshëm të përdorte forcën kundër Teheranit si mjetin e fundit, nëse do të ishte e nevojshme.
Në një konferencë shtypi me kryeministrin izraelit Yair Lapid pas bisedimeve me dyer të mbyllura rreth programit bërthamor të Iranit, Biden tha se SHBA-ja i kishte përgatitur udhëheqjes iraniane një rrugë për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore dhe ishte ende duke pritur për një përgjigje.
“Kur do të vijë kjo, nuk jam i sigurt”, tha Biden. “Por ne nuk do të presim përgjithmonë.”
“Ne nuk do të lejojmë Iranin të marrë armë bërthamore,” tha Biden në një konferencë shtypi më 14 korrik pas nënshkrimit të përbashkët të Deklaratës së Jeruzalemit gjatë udhëtimit të parë të presidentit të SHBA-së në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021.
Deklarata ripohoi gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit për avantazhin ushtarak rajonal të Izraelit dhe aftësinë e tij “për të mbrojtur vetveten”.
“Shtetet e Bashkuara theksojnë se një pjesë integrale e këtij zotimi është angazhimi për të mos lejuar kurrë që Irani të marrë një armë bërthamore dhe se jemi të përgatitur të përdorim të gjithë elementët e fuqisë kombëtare për të siguruar që kjo nuk do të ndodhë,” shkruhet në deklaratë.
Lapid tha pas nënshkrimit se “e vetmja mënyrë për të ndaluar një Iran bërthamor është nëse Irani e di se bota e lirë do të përdorë forcën”.
Biden ka thënë se dëshiron t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015-të që Irani nënshkroi me fuqitë botërore ndërsa ai ishte zëvendës president nën administratën e Barack Obama.
Por Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018-të, duke thënë se Irani nuk po i përmbushte kushtet e marrëveshjes dhe se po financonte terrorizmin në Lindjen e Mesme, një pretendim që Teherani e ka mohuar.
Duke folur për një televizion izraelit, Biden tha se marrëveshja përfaqëson mundësinë më të mirë për të bllokuar përpjekjet e Iranit për të zhvilluar një bombë bërthamore.
“E vetmja gjë më e keqe se Irani që ekziston tani është një Iran me armë bërthamore dhe nëse mund t’i kthehemi marrëveshjes, mund t’i mbajmë ato nën kontroll,” tha ai.
Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcën nëse është e nevojshme, ai u përgjigj: “Nëse kodo të ishte zgjidhja e fundit, po”.
Ata që e kundërshtojnë marrëveshjen kanë thënë se lehtësimi i sanksioneve do t’i sigurojë Teheranit para shtesë për të mbështetur forcat e tij përfaqësuese në Liban, Siri, Jemen dhe Irak.
Biden gjithashtu ka të ngjarë të përballet me kundërshtimin e vazhdueshëm nga Arabia Saudite kur të udhëtojë në vendin e Gjirit Persik më vonë gjatë javës. Arabia Saudite e udhëhequr nga myslimanët sunitë është gjithashtu një rival i ashpër i Iranit me shumicë shiite, ku të dy konkurrojnë për ndikim në rajon./REL
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...