SHBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

Autori: Gazeta inFokus
07:29 | 10 February 2023
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër shtatë rusëve, të akuzuar për drejtimin e një bande famëkeqe hakerimi, e cila kreu sulme kibernetike ndaj bizneseve, shkollave, spitaleve në të dy vendet, dhe vendeve tjera në botë.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtatë rusët ishin udhëheqësit e një bande të njohur si Trickbot, e cila kishte synim spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor gjatë kulmit të pandemisë Covid 19 në vitin 2020.
Departamenti tha se Rusia është “një strehë për kriminelët kibernetikë, ku grupe të tilla si Trickbot kryejnë lirisht aktivitete keqdashëse kibernetike kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve e partnerëve”.
Britania tha se kriminelët kibernetikë kishin përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë paund (32.85 milionë dollarë) nga ata që ishin në shënjestër vetëm në territorin britanez.
Të dy vendet thanë se bashkëpunimi i tyre ishte i rëndësishëm në përpjekjet për të penguar kriminelët ndërkombëtarë kibernetikë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dhe Britania do të vazhdojnë të punojnë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ekspozuar dhe penguar “krimin kibernetik që buron nga Rusia”.
Trickbot u identifikua për herë të parë në vitin 2016 nga studiues të sigurisë. Ai evoluoi nga një trojan bankar i njohur si Dyre, për të cilin Departamenti amerikan i Thesarit tha se operohej nga individë me bazë në Moskë për të vjedhur të dhëna financiare.
Departamenti tha se Vitaly Kovalev është figurë qendrore në këtë grup.
Gjashtë individët e tjerë: Maksim Mikhailov, Valentin Karyagin, Mikhail Iskritskiy, Dmitry Pleshevskiy, Ivan Vakhromeyev dhe Valery Sedletski, punuan në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e ransomware dhe pastrimin e parave.
Sanksionet ngrijnë çdo pronë të mbajtur nën juridiksionin amerikan nga këta shtatë persona, dhe ndalojnë të gjitha marrëdhëniet me individët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.

Të tjera
-
E konfirmon Prokuroria Speciale, Martin Berishaj u intervistua si i dyshuar, këto janë arsyet
Prokuroria Speciale në Kosovë ka konfirmuar për Infokus se ambasadori i Kosov...
-
Dedaj reagon pas intervistimit të Martin Berishajt: Kurti e Osmani shkarkuar ambasadorë padrejtësisht tash për Martinin nuk po kanë guxim
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas...
-
Muharremi publikon matjen Omnibus: Lëvizjen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit me pak edukim
Analisti Shenoll Muharremi ka shpërndarë disa të dhëna të fundit nga matja “O...
-
Operacioni ‘Rruga e malit 3’ – Policia konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare
Policia Kufitare është duke zbatuar një plan operativ ‘Rruga e malit 3’, në t...
-
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, policia jep detaje
Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot në rrugën Skenderaj – Mi...
-
Aksident i rëndë trafiku mes 3 veturave në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot në rrugën Skenderaj – Mi...
-
Martin Berishaj intervistohet në Prokurorinë Speciale
Periskopi ka mësuar nga burimet e saj se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovë...
-
“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius
Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëve...
-
Tuneli i Kurrizit shndërrohet në qendër kulturore dhe komunitare, vihet në funksion në fillim të korrikut
Një nga hapësirat më të errëta dhe të neglizhuara të Prishtinës, tuneli i Kur...
-
Erdogan: Trump do të marrë pjesë në bisedimet Ukrainë–Rusi, nëse merr pjesë edhe Putini
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se presidenti amerikan Donald T...
-
OSBE i dorëzon Policisë së Kosovës pesë automjete për njësinë K9
Misioni i OSBE-së në Kosovë së fundi i ka dorëzuar Policisë së Kosovës pesë a...
-
Xhaferi i LDK-së: Nuk hyjmë në koalicion me LVV-në sepse jemi tradhtuar një herë
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve ...