Lajme

SHBA-ja dërgon tjetër ekip ekspertësh për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 30 November 2019

Ambasada Amerikanë njofton ditën e djeshme drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.

Ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

-Advertisement-

 

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera