SHBA-ja bën thirrje për uljen e tensioneve në Nagorno Karabak
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 04 August 2022
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për shpërthim të dhunës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut dhe bën thirrje për për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe shmangien e dhunës së mëtejshme.
Luftimet thuhet se janë ndezur përsëri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno Karabakun, ku të dy palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të arritur vitin e kaluar.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar një luftë për Nagorno Karabakun më 2020.
Armenia humbi kontrollin e disa pjesëve të këtij rajoni në marrëveshjen e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia. Vlerësohet se 2.000 trupa ruse janë dërguar për të monitoruar situatën.
Nagorno Karabaku, që për tri dekada është kontrolluar nga armenët etnikë, pas luftës më 2020 njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara dhe ndjekin nga afër raportet e luftimeve intensive rreth Nagorno Karabakut, duke përfshirë viktima dhe humbje jetësh”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“Ne bëjmë thirrje për hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të situatës”, tha Price.
“Rritja e këtyre tensioneve nënvizon nevojën për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të të gjitha çështjeve të mbetura që lidhen ose rezultojnë nga konflikti i Nagorno-Karabakut”.
Si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani, kanë raportuar për viktima nga armiqësitë e reja.
Azerbajxhani tha se trupat e Armenisë kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit në qarkun Laçin, që është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që prej nëntorit të vitit 2020, duke vrarë një rekrut.
Ndërkaq, autoritetet etnike armene në Nagorno Karabak akuzuan Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit. Ata thanë se Azerbajxhani ka sulmuar me granata dhe dronë, duke shtuar se dy ushtarë armenë janë vrarë dhe 14 janë plagosur./REL
Të tjera
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë, vdés 1 person, 14 të tjerë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
“Kom me të m yt ty dhe vëllain tuaj”, Gjykata cakton dënimin për burrin që kër*ënoi gruan e tij me ar më
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një burri pasi ...
-
Hamza në Ambasadën e SHBA takon Hovenier: Imperative që të koordinohemi ngushtë për interest e vendit
Kryetari i Mitrovicës, tash edhe kandidat i PDK’së për kryeministër, Bedri Ha...
-
Ngritet aktakuzë ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëv...
-
Vërshohet qendra e Gjilanit
Shiu e breshëri ditëve të fundit ka kapluar secilin nga qytetet e Kosovës. ...
-
Beogradi mbushet me postera të Slobodan Miloshevicit me mbishkrimin “Kosova është Sërbi”
Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdor...
-
Djathtistët në Serbi bllokojnë festivalin “Mirëdita, dobar dan”
Para “Dorćol Platz”-it në Beograd, ku sot fillon festivali “Mirëdita, dobar d...
-
Kuvendi: Asnjë deputeti, as të Listës Serbe, s’do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës sot
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga...
-
Hapet Ekspozita: Mundësi të reja të Rrugës së Mëndafshit
Ekspozita, me temë "Mundësitë e reja të Rrugës së Mëndafshit, gjallëria e re ...
-
Selmanaj: Kemi përpjekje të qartë të mazhorancës që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se sot ki...