Lajme

SHBA hakmerret për vr*sjen e tre ushtarëve amerikanë – nis sulmet në Irak dhe Siri

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 02 February 2024

SHBA-ja ka nisur sulme ajrore kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me dron në një bazë ushtarake në Jordani ku u vranë tre ushtarë amerikanë.

Ushtarët amerikanë kanë qenë vazhdimisht në cak në Irak dhe Siri nga trupat proxy të Iranit që kur shpërtheu konflikti mes Izraelit dhe Gazës, por është hera e parë që ushtarët amerikanë vriten nga sulmet në rajon në atë periudhë kohore, transmeton Telegrafi.

Pse SHBA-ja po i sulmon këto caqe?

-Advertisement-

Ekziston një numër i madh bazash, dyqanesh armësh dhe deposh trajnimi në të gjithë Irakun dhe Sirinë që i përkasin një morie milicish të mbështetur nga Irani.

Këto milici trajnohen, pajisen dhe financohen nga “Forca Quds” e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), por jo domosdoshmërisht dirigjohen nga ky grup.

Këto milici kanë kryer më shumë se 170 sulme ndaj bazave amerikane në rajon që nga 7 tetori. SHBA e dinë se kush janë dhe ku janë.

Dhe SHBA-ja kishte kryer tashmë sulme me raketa tek disa këto baza pas sulmeve të veçanta ndaj trupave amerikane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera