Lajme

SHBA: Gjykata vendos kundër urdhrit të ndalimit të Trumpit për personat që kanë familjarë

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 14 July 2017

Në gjykatë në SHBA ka marrë vendim kundër ndalimit të administratës së presidentit, Donald Trump, për refugjatët nga gjashtë vende me shumicë myslimane, të cilët kanë familjarë në SHBA.

Gjykatësi Derrick Watson në Honolulu, ka thënë se personat që kanë gjyshërit, axhallarët, hallat dhe familjarë të tjerë që janë të ndaluar nga vendimi i administratës, duhet t’u lejohet hyrja në SHBA.

Watson ishtë pyetur nga shtetit i Havait për të interpretuar vendimin e Gjykatës Supreme, ku thuhet se ndalimi 90 ditorë vlen për refugjatët dhe qytetarët nga Irani, Siria, Somalia, Libia, Jemeni dhe Sudani, përveç rasteve kur ata kanë familjarë apo marrëvdhënie të mira me kompani amerikane.

-Advertisement-

Vendimi i administratës së presidentit Trump i interpretuar nga Gjykata Supreme deklaron se bashkëshortët, prindërit, fëmijët, të fejuarit dhe motrat apo vëllezërit mund të hyjnë në SHBA.

Mirëpo gjyshërit apo lidhje të tjera, nuk konsiderohen familje e ngushtë, andaj për këta persona me lidhje të tilla vlen urdhri i ndalimit.

Gjykata në Honolulu ka thënë se do të punojë në kërkesën e Havait për të vënë në fuqi urdhrin i cili lejon edhe kategoritë e ndaluara që të udhtojnë drejt SHBA-së.

Watson e ka cilësuar interpretimin e vendimit të administratës së Trumpit si “shumë të kufizuar”, për atë se çkakonsiderohet familje e ngushtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera