SHBA e shqetësuar për rritjen e tensioneve, Biden pret në Uashington liderët polakë
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 12 March 2024
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i takojë liderët polakë, presidentin Andrzej Duda, dhe kryeministrin Donald Tusk në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Ai pritet ta sigurojë aleatin e rëndësishëm të NATO-s, Varshavën, se e gëzon mbështetjen e Uashingtonit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Para vizitës në SHBA, Duda u bëri thirrje aleatëve të NATO-s për t’i rritur shpenzimet si përgjigje ndaj druajtjeve të mëdha për agresionin e Moskës.Ai pritet t’i kërkojë Bidenit të dërgojë më shumë trupa amerikane në krahun lindor të aleancës ushtarake me Rusinë.
Takimi i pazakontë i Bidenit me djathtistin Duda dhe proevropianin Tusk, tregon për shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se tensionet e mëdha mes liderëve polakë mund ta dëmtojnë aleancën perëndimore.
Gjatë një fjalimi para kombit javën e kaluar, Bideni tha se “nëse dikush në këtë dhomë mendon se Vladimir Putin do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet”.
Druajtjet për fatin e Ukrainës janë duke u rritur nëpër Evropë, pasi ajo po përballet me mungesë armatimi dhe municioni, derisa Rusia po përparon në fushëbetejë në Ukrainë, në vitin e tretë të pushtimit./REL
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...