Lajme

SHBA dyshon se Ukraina mund të ketë qenë pas sulmit me dron në Kremlin

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 25 May 2023

Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se një sulm me dron në Kremlin këtë muaj ka të ngjarë të ishte orkestruar nga spiunët ukrainas ose inteligjenca ushtarake.

Përmes një artikulli, e përditshmja New York Times tha se sulmi dukej se ishte pjesë e një serie operacionesh të fshehta që i kanë vendosur në pozicione të vështira zyrtarët në SHBA, furnizuesi më i madh i Ukrainës me pajisje ushtarake.

Pamjet dramatike nga shpërthimi në fillim të këtij muaji treguan shtëllunga tymi që ngriheshin mbi Kremlin. Vlerësimi i SHBA u bazua në komunikimet e përgjuara ruse dhe ukrainase, tha New York Times.

-Advertisement-

Zyrtarët amerikanë thanë se ata nuk besojnë se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan të gjitha operacionet e fshehta, transmeton media prestigjoze amerikane.

Megjithatë, është e paqartë se deri në çfarë mase është në dijeni të operacioneve të tilla paraprakisht, thanë zyrtarët.

Gazeta tha se SHBA përgjuan bisedat ukrainase në të cilat zyrtarët shpreheshin me bindje se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin, dhe gjithashtu përgjuan komunikimet ruse që tregonin se nuk ishte një lloj operacioni me flamur të rremë nga Rusia.

Në përgjigje të raportit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ne thamë menjëherë se pas kësaj qëndronte regjimi i Kievit”. Zelensky ka mohuar çdo përfshirje të Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera