Rajoni dhe Bota

SHBA do t’i testojë 100 mijë persona në mënyrë që ta kemi vaksinën përfundimtare deri në fund të vitit

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 22 May 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që t’i testojnë masivisht më shumë se 100 mijë persona vullnetarë duke injektuar në ta gjashtë vaksina testuese kundër koronavirusit, me qëllim që të deri në fund të vitit 2020, shkencëtarët ta zbulojnë vaksinës përfundimtare kundër Covid-19.

Projekti do të reduktojë 10 vjet punë në zhvillimin dhe testimin e një vaksine në vetëm brenda 10 muajsh.

Për të arritur deri te ky rezultat, prodhuesit e vaksinave janë marrë vesh që të t’i ndajnë disa të dhëna me njëri-tjetrin me qëllim që të arrijnë deri te gjetja e vaksinës kundër koronavirusit, shkruan Reuters, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Vullnetarët në të cilët vaksinat e injektuara do të japin suksese do të testohen edhe me vaksinat tjera, ku planifikohet që projekti të startojë në korrik.

Ky testim fillon me një rrezik të vogël në shëndetin e vullnetarëve, por përcjellët me rezultate të hollësishme për shkencëtaret lidhur me një gjetje të hershme të vaksinës kundër koronavirusit.

“Nëse të gjitha ‘letrat’ shpërndahen në vendin e duhur, patjetër që vaksina do të zbulohet në dhjetor apo janar”, ka thënë Anthony Fauci, i cili shërbeu në Institutin e Sigurisë Nacionale të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Amerikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera