Lajme

SHBA do të miratojë dozën përforcuese Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 31 December 2021

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon të miratojë një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri 15 vjeç të hënën, raporton New York Times.

Rregullatorët amerikanë planifikojnë gjithashtu të lejojnë adoleshentët dhe të rriturit të marrin një dozë shtesë të vaksinës Pfizer pesë muaj pas dozës së dytë, në vend të gjashtë muajve siç është tani, shkruan New York Times, duke cituar burime të njohura me vendimet e agjencisë shëndetësore.

Rritja e papritur e numrit të infeksioneve me COVID në Shtetet e Bashkuara të shkaktuar nga përhapja e variantit omicron ka çuar në një numër pothuajse rekord të shtrimeve në spital te fëmijët, ndërsa ekspertët theksojnë se shumica e fëmijëve nuk janë vaksinuar, raporton AP.

Të tjera