Lajme

SHBA do të dërgoj 200 trupa ushtarake në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 07 January 2022

Garda Kombëtare e Kentuckyt po dërgon rreth 200 ushtarë në Kosovë për të ofruar siguri.

Batalioni i Parë, Këmbësoria 149 do të vendoset këtë javë.

Mbikëqyrësi tha se njësitë nga Barbourville, Middlesboro dhe Ravenna do të përbëjnë “Task Force Mountain Warrior”, për të ofruar operacione sigurie në të gjithë rajonin.

-Advertisement-

Njësitë do të drejtohen nga Nënkoloneli Jason Mendez dhe Komandanti Major Will Long, raporton FOX56, transmeton Klankosova.tv.

Garda njoftoi më parë se anëtarët e Policisë Ushtarake 438 do të vendosen gjithashtu në Kosovë këtë javë.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të promovuar rritjen ekonomike dhe sigurinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera