Lajme

SHBA dhe Katari mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 22 Gusht 2017

Parashutistët të SHBA-ve dhe Katarit filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në sfondin e tensioneve në Gji duke riforcuar gjithashtu partneritetin ushtarak mes dy vendeve, thanë zyrtarët amerikanë.

Manovrat e quajtura “Friendship Jump” po zhvillohen në sfondin e një krize të pazakontë në Gji, ku Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë ndërprerë prej 5 qershorit marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Ata akuzojnë emiratin e vogël për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe për afrim me Iranin shiit, rivali i madh i mbretërisë saudite sunite. Doha zyrtare ka hedhur poshtë këto pretendime.

-Advertisement-

Më shumë se 40 parashutistë kanë marrë pjesë në manovrat rutinë duke u hedhur nga një avion ushtarak transporti C-130.

“Këto manovra zbulojnë marrëdhënien solide mes dy vendeve”, tha kolonel David Keesy, zyrtar i lartë për mbrojtjen në ambasadën amerikane të Katarit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy