SHBA deporton një shtetas rus
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 19 May 2018
Mediat raportojnë se autoritetet amerikane kanë dëbuar një ish-ekzekutiv rus të dënuar më parë për rregullimin e pagesave korruptive të lidhura me kompaninë shtetërore bërthamore ruse, Rosatom.
Vadim Mikerin, i cili ishte dënuar nga gjykatësit amerikanë me katër vjet burgim më 2015, është deportuar nga autoritetet në Uashington më 18 maj, raportojnë mediat shtetërore ruse duke cituar zëdhënësen e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së.
Mikerin, 59-vjeç, ishte ekzekutiv i një dege në Marilend të Tenex, të një firme që është në pronësi të Rosatom. Kjo firmë furnizon dhe eksporton uranium dhe ofron shërbime të pasurimit të uraniumit për kompanitë e energjisë bërthamore në mbarë botën.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se Mikerin ka ndihmuar në pagesat për ryshfete të bëra për të fituar “avatazh të biznesit” për firmat e SHBA-së që punonin në Tenex.
Mikerin, që është deklaruar fajtor për akuzat për konspiracion dhe shpërlarje parash, gjithashtu ishte urdhëruar që të dorëzonte më shumë se 2 milionë dollarë.
Ai u lirua nga burgu më 24 prill. Pas lirimit të tij, autoritetet e emigracionit e kishin ndaluar deri në marrjen e vendimit për deportimin e tij, raportuan mediat shtetërore ruse.
Autoritetet amerikane kishin thënë në muajin mars se një kompani amerikane ishte pajtuar që të paguante 2 milionë dollarë amerikanë për t’u liruar nga akuzat se i kishin dhënë ryshfet Mikerinit për të fituar kontratë për të transportuar uranium në SHBA.
Kompania kishte pranuar se i ka paguar Mikerinit më shumë se 1.7 milion dollarë në mes të viteve 2004 dhe 2014.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...