Lajme

ShBA, arrin në mbi 25 milionë numri i rasteve me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 21 January 2021

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 415 926, prej të cilëve 4 392 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit,sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 190 467, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 25 001 446, raporton ATSh.

-Advertisement-

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 291,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,78 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 41.620 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,61 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,63 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera