Lajme

SHBA arreston dhjetëra pjesëtarë të një bande ruse

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 08 June 2017

Autoritetet amerikane arrestuan dhe akuzuan dhjetëra pjesëtarë të një, siç u tha, “sindikate ruse të krimit të organizuar” që punonte jashtë qytetit të Nju Jorkut.

Zyra e prokurorit në Nju Jork tha se të dyshuarit kanë vepruar ndërkombëtarisht dhe anembanë SHBA-së, duke trafikuar drogë dhe mallra të vjedhura, si cigare dhe çokollata.

Sipas prokurorëve, të dyshuarit kanë qenë të angazhuar edhe në zhvatje, vrasje me pagesë dhe mashtrim me karta krediti.

-Advertisement-

Shumica e 33 të pandehurve janë udhëhequr nga Razhden Shulaya dhe Zurab Dzhanashvili, kanë lindur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kanë pasur lidhje të fuqishme me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Rusinë, thanë prokurorët federalë.

Grupi, mes tjerash, akuzohet për komplot për të vjedhur viktimat, duke i joshur dhe droguar me kloroform, dhe për përdorim të pajisjeve elektronike për të pirateruar makinat e kazinove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera