SHBA/ Arrestohet një burrë me armë pranë Kapitolit

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 14 September 2021
Policia e Kapitolit tha se arrestoi një burrë nga Kalifornia të hënën herët pranë selisë së Komitetit Kombëtar Demokrat në Uashington dhe se në kamionin e tij gjetën thika të shumta, një bajonetë dhe një hanxhar.
Oficerët e policisë thanë se rreth mesnatës të së dielës ata vunë re kamionin, me një shenjë të nazizmit dhe simbole të tjera supremaciste të pikturuara mbi të. Në vend të targës, policia tha se kamioni kishte një fotografi të një flamuri amerikan.
Është e paligjshme të mbash bajonetë apo hanxhar në Uashington. Personi i arrestuar, Donald Craighead, 44 vjeç, nga Oceanside i Kalifornisë, tha se ishte “në patrullë”, tha policia. Craighead u akuzua për mbajtjen e armëve të ndaluara.
Policia tha se po vazhdon hetimet për të dyshuarin. Siguria mbetet e lartë pranë Kapitolit, jo shumë larg selisë së partisë demokrate, pas sulmit në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar nga qindra mbështetës të ish -presidentit Donald Trump. Incidenti ndodhi pasi ligjvënësit po çertifikonin se ai kishte humbur garën e tij për rizgjedhje nëntorin e kaluar nga demokrati Joe Biden, i cili mori detyrën si president më 20 janar.
Persona që mbështesin më shumë se 600 protestues të arrestuar tetë muaj më parë po planifikojnë një tubim të titulluar, “Drejtësi për 6 Janarin”, në Uashington këtë të shtunë. Rreth 50 persona janë deklaruar fajtorë për një sërë akuzash, ndërsa pjesa tjetër e çështjeve gjyqësore janë në pritje, me disa të dyshuar që kanë mbetur në burg, duke pritur gjykimet.
Policia e Kapitolit tha në një deklaratë të hënën se ishte në dijeni të “bisedave në internet” në lidhje me demonstratën e planifikuar për të shtunën. “Unë i bëj thirrje kujtdo që po mendon të shkaktojë probleme të qëndrojë në shtëpi. Ne do të zbatojmë ligjin dhe nuk do të tolerojmë dhunën”, tha shefi i forcës së sigurisë, Tom Manger. Policia miratoi një plan të hënën për të rivendosur përkohësisht një gardh rreth ndërtesës së Kapitolit në pritje të demonstratës të së shtunës./VOA

Të tjera
-
Nesër tentativa e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, s’ka sinjale për ndërrim qëndrimesh
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje çokollatash dhe përdorim të th*kës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qyte...
-
Pasi e takoi Zelenskyn në Vatikan Trump merret me Putin, përmend sanksione pasi dyshon se ai s’po do ta ndalë l*ftën
Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund lu...
-
Katër nga të arrestuarit për vr*sjen e policit Lika ishin të dënuar për vepra të ndryshme
Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për org...
-
Hoxhaj në Tiranë: Diaspora shqiptare është zgjerimi ynë natyral në Evropë dhe botë
Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pj...
-
“Veç një minutë”, ‘‘Kushton 100€’’, Rama kërkon që të respektohen rregullat e trafikut: Mendo për të tjerët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve t...
-
Shpenzojnë si “VIP-a”, punojnë si “turistë” – ja sa para morën për mëditje ministrat e Kurtit 2
Në vitin 2024, ministrat e Qeverisë së Kosovës, që tashmë janë ministra në de...
-
Osmani pas përshëndetjes me Trumpin: Jemi të përkushtuar ta forcojmë aleancën tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrim...
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Bresje të Fushë Kosovës
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes gjasht...
-
Pse Papa Françesku s’e vizitoi Kosovën sipas ish- ambasadorit Prenkaj
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që ...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave
KFOR ka njoftuar se një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e t...
-
Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajt...