SHBA akuzon Rusinë se pengon kapjen e hakerëve

Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 15 September 2021
Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për Presidentin rus Vladimir Putin për mbrojtjen e kriminelëve kibernetikë të fshehur në Rusi duket se kanë patur pak ndikim, thonë zyrtarë të lartë të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, si dhe zyrtarë të kibernetikës.
“Nuk ka asnjë tregues që qeveria ruse të ketë ndërmarrë veprime për të goditur aktorët (e piraterisë) ransomware që veprojnë në mjedisin tolerues që kanë krijuar atje”, tha Paul Abbate, zëvendës drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, të martën në një samit pranë Uashingtonit për çështjet e zbulimit.
“Ne kemi kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për ata që ne e dimë se janë në Rusi, kundër të cilëve kemi aktakuzë dhe nuk kemi parë asnjë veprim”, tha zoti Abbate. “Pra, unë do të thoja që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim”. Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje dy herë udhëheqësit rus që të ndërmarrë veprime kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë jashtë Rusisë, së pari në një samit në qershor në Gjenevë
“Ia bëra shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një operacion ransomware vjen nga toka e tij, edhe pse nuk është i sponsorizuar nga shteti, ne presim që ata të veprojnë nëse u japim atyre informacion të mjaftueshëm për të vepruar se kush është”, u tha gazetarëve Presidenti Biden pas telefonatës së korrikut. Që nga bisedimet fillestare, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë vënë re një rënie të sulmeve pirate ransomware, megjithëse ata kanë qenë në mëdyshje për t’ia atribuar ndryshimin ndonjë veprimi të Moskës.
“Mungesa e tanishme e veprimtarisë kriminale nuk duhet të ngatërrohet me masat e forta policore”, tha Drejtori Kombëtar amerikan për Kibernetikën Chris Inglis përpara një audience më vonë të martën. “Ende ka një nxitje monetare dhe ndoshta një nxitje gjeopolitike për të lejuar që të rikthehen”, tha ai, duke kundërshtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të hidhen në ofensivë. “Ekziston një ndjesi se ndoshta ne mund të shkrepim disa plumba kibernetikë dhe të dalim kështu nga kjo situatë. Kjo do të jetë e dobishme në rrethana të caktuara nëse japim një goditje të qartë ndaj një agresori kibernetik dhe kjo mund t’i nxjerrë ata jashtë loje”, tha zoti Inglis. “Kjo nuk do të ndikojë tek udhëheqësit që e lejojnë këtë të ndodhë”.
“Ne duhet të kuptojmë se çfarë është ajo që ka rëndësi për Putinin dhe oligarkët dhe si t’i ndryshojmë përllogaritjet në vendimarrjen e tyre”, shtoi ai. Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo rol në një seri sulmesh ransomware dhe sulmesh të tjera kibernetike kundër kompanive dhe infrastrukturës amerikane. Dhe pas telefonatës Biden-Putin në korrik, Kremlini lëshoi një deklaratë që mbështeste bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike, duke bërë thirrje që përpjekje të tilla të “ishin të përhershme, profesionale dhe jopolitike dhe duhet të kryhen përmes kanaleve të veçanta të komunikimit … dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”.
SHBA fajëson Rusinë ose aktorët kibernetikë me bazë në Rusi për një seri sulmesh të profilit të lartë ransomware, përfshirë sulmin e dhjetorit 2020 ndaj SolarWinds, një kompani menaxhimi programesh me qendër në SHBA, dhe për sulmin ransomware të 7 majit kundër Kolonial Pipeline, operatori më i madh i tubacionit të karburantit në SHBA. Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar GRU-në (shërbimin ushtarak të zbulimit të Rusisë) se sulmoi Komitetin Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kompanitë farmaceutike që zhvilluan vaksinat kundër koronavirusit.
I pyetur të martën nëse Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku janë gati të ndërmarrin veprime kundër Rusisë, komandanti i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara (CYBERCOM) ia la përgjigjen Shtëpisë së Bardhë. “Është e qartë që i takon presidentit të vendosë”, tha gjenerali i CYBERCOM-it, Paul Nakasone. “Por ato opsione sigurisht që do t’i ofrohen për t’i shqyrtuar”.

Të tjera
-
Fitorja e PS-së, Zelensky uron Ramën: E vlerësojmë qëndrimin e qartë e të palëkundur për paqe në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama dh...
-
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA
Gregory W. Kehoe, që ishte avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
-
OVL takim me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve
Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ...
-
Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka folur në lidhje me takimin e krerë...
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...