Rajoni dhe Bota

SHBA, 607 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 04 June 2021

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 595.849, prej të cilëve 607 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.308.110, me 20.018 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,79 milionë raste të konfirmuara dhe 63.294 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 168 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 136 milionë dozën e dytë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera