Lajme

SHBA, 4 viktima nga sulmi në shtëpinë e të moshuarve

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 10 March 2018

Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni u bë skenë e një masakre.

Katër persona, përfshirë dhe sulmuesin, vdiqën gjatë një situate pengmarrjeje në Yountville, kur një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve me pushkë në dorë.

Një zëdhënës i policisë tha se tre gra u gjetën të pajeta brenda godinës, së bashku me agresorin. Tre femrat mësohet se ishin stafi i qendrës.

-Advertisement-

Ngjarja ndodhi në orën 02:00 me orën shqiptare.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur nga policia dhe nuk dihet nëse ai kishte apo jo lidhje me viktimat./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera