Rozë

I shau gjoksin, Ilda Bejleri hedh në gjyq Muç Nanon: O “polic i minifundeve”…

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 19 March 2018

Gazetarja Ilda Bejlerit dhe analisti Mustafa Nano do të shihen në gjyq për të vijuar në rrugë ligjore përplasjen e tyre.

Që pas komenteve të Nanos ku kritikonte paraqitjen e moderatoreve me theks tek Bejleri, kjo e fundit ka bërë disa reagime për ta kundërshtuar.

Së fundmi ajo ka vendosur ta padisë atë për prishje të imazhit ku Nano u paraqit në emisionin “Zonë e Lirë” dhe e quajti Ildën “qenien më vulgare”.

-Advertisement-

Përmes një postimi të ri në Insta Story, Bejleri ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq këtë çështje duke thënë se e ka hedhur në gjyq atë.

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ak të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një tv.

Të gjithë ju që sqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj??

Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri.”,ka shkruar Bejleri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera