Sport

Shaqiri vjen me paralajmërim për Guardiolan dhe Manchester Cityn

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 31 December 2018

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.

“Presioni është çdo kund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion”, ka thënë Shaqiri.

-Advertisement-

“Kur je i pari në tabelë të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjeshtë duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë”.

“Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”, potencoi Shaqiri.

Liverpooli luan si mysafir këtë të enjte (3 janar) ndaj Manchester Cityt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera