Sport

Shaqiri: Ta harrojmë eliminimin nga Kupa FA dhe të koncentrohemi në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 08 January 2019

Futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Brenda pak ditësh Liverpooli pësoi dy humbje radhazi. Fillimisht nga Manchester City në Premier Ligë dhe mbrëmë nga Wolwerhampton Wolves në Kupën FA, që njëkohësisht eliminoi skuadrën e Jurgen Klopp nga ky kompeticion.

Xherdan Shaqiri luajti për 90 minuta në këtë takim dhe iu afrua shumë pranë golit në një rast, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

-Advertisement-

Reprezentuesi i Zvicrës, tha pas ndeshjes se është i zhgënjyer me këtë humbje, por tani skuadra duhet të jap më të mirën në Premier Ligë, ku Liverpool është ende në krye të tabelës.

“Jemi të zhgënjyer për këtë humbje, të cilën nuk e merituam, pasi deri në fund u munduam të luanim për të fituar”, deklaroi Shaqiri.

“Bëmë gjithçka që të kthenim rezultatin, por na mungoi edhe fati. Rasti konkret ishte momenti kur godita shtyllën, pasi e shihja topin që po shkonte në portë, por ja që ai nuk hyri brenda”.

“Tani kjo ndeshje i përket së shkuarës dhe ne duhet të nisim të mendojmë për ndeshjen e radhës që e kemi në fundjavë”, përfundoi ai.

Liverpooli këtë javë ndeshet me skuadrën e Brighton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera