Sport

Shaqiri si Ronaldo e Pogba, dhuratë vetes një… Rolls Royce

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 09 April 2019

Xherdan Shaqiri në klubin e lojtarëve që “fluturojnë” në rrugët e Europës me Rolls Royce. Ndoshta nuk është aq i rëndësishëm sa Pogba te Manchester United, Antoine Griezmann tek Atletico Madridi apo Cristiano Ronaldo tek Juventusi, por makina e tij e re, një “Rolls Royce” i zi modern, nuk ka asgjë më pak se makinat që kanë në pronësi “yjet” e sipërpërmendur.

Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohërave,” – shkruan prodhuesi i makinave në fjalë, në faqen e vet të internetit. Xherdan Shaqiri ia ka bërë vetes një dhuratë të tillë, e cila, siç raporton “Blick”, ka çmimin e 370.000 frangave zvicerane (rreth 330 000 euro). Të paktën, “mbi katër rrota”, Shaqiri është tani në një nivel me “yjet” e mëdhenj të futbollit botëror.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera