Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta

Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 29 March 2022
Xherdan Shaqiri e viziton shumë rrallë Kosovën.
Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër gjatë verës kur është në pushime më shumë preferon të shkojë në një vend bregdetar sesa të vijë në Kosovë, siç bën zakonisht Granit Xhaka për shembull.
Dhe, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit thotë se kur shkon në vendlindjen e prindërve, nuk i pushon së cingëruari telefoni.
Ai madje shpesh nuk e hap telefonin pasi dëshiron të pushojë dhe t’i shijojë momentet me familjen.
Përfaqësuesi zviceran thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.
“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.
“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri, i cili nuk ndalet me kaq, përcjell “Gazeta Express”.
“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e motra. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.
Ai e ka mundësinë sot të shohë shumë njerëz që ndoshta nuk ia ka parë për një kohë të gjatë.
“Unë do t’i përshëndes disa njerëz të Kosovës që do t’i takoj në Letzigrund”, përfundoi Shaqiri.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...