Sport

Shaqiri flet pas rikthimit nga dëmtimi: Jam me të vërtetë i…

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 01 August 2019

Pas një lëndimi të pësuar në fundin e sezonit të shkuar, Xherdan Shaqiri u rikthye të luaj me Liverpulin në ndeshjen miqësore ndaj Lyon. Për mediat britanike Shaqiri dha një intervistë ku u shpreh shumë i lumtur mbi këtë rikthim.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer më në fund në fushat e blerta. Kam pasur një dëmtim me ekipin kombëtar dhe jam rikuperuar në ‘Melwood’ për aq kohë sa skuadra ishte në Amerikë”, u shpreh fillimisht Shaqiri.

“Tani jam i lumtur që jam rikthyer dhe që kam filluar sërish punën. Jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën time. Dëmtimi është pjesë e jetës dhe e futbollit. Jam me të vërtetë i lumtur dhe po ndihem shumë mirë. Është një ndjesi që më kishte munguar”, përfundoi sulmuesi me origjinë shqiptare.

-Advertisement-

Shaqiri u lëndua gjatë ndeshjes së Zvicrës kundër Anglisë më 9 korrik, në Ligën e Kombeve, dëmtim që e mbajti atë jashtë fushës gati një muaj,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera