Sport

Shaqir muskulozi po i ‘tutet’ turqve, ja çfarë thotë para ndeshje me ta

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 17 June 2021

Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka ende një shans për të prerë biletën për në mesin 16 skuadrave më të mira në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Zviceranët pësuan humbje bindëse ndaj Italisë (0-3), ndërsa duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë që të kualifikohen në fazën tjetër të ‘Euro 2020’.

Para ballafaqimit me turqit ka folur sulmuesi me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

-Advertisement-

Ai e ka pranuar se presioni është i madh te Zvicra në takimin e fundit ku vlen gjithçka.

“Tani kemi pak presion dhe duhet ta fitojmë ndeshjen e fundit. Për ta bërë këtë, duhet të provojmë të krijojmë me shumë mundësi”, u shpreh Shaqa.

Zvicra dhe Turqia përballen me 20 qershor në ora 18:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera