Lajme

Shantazhojnë një femër, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 June 2018

Të mërkurën një femër nga Prishtina ka raportuar se është shantazhuar, nga dy persona.

Ata i kishin thënë viktimës së do t’ia publikojnë disa fotografi në rrjetet sociale.

Policia i ka identifikuar personat e dyshuar, dhe i ka dërguar ata në mbajtje.

-Advertisement-

Raporti i plotë i Policisë:

Lidhur me rastin e raportuar njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë të cilët e kishin shantazhuar dhe kishin kërkuar para nga viktima femër K-Shqiptare ose do t’i publikojnë disa foto në rrjete sociale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera