Lajme

Shantazhoi një vajzë se do t’ia publikonte fotot ne internet, arrestohet në flagrancë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 20 January 2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se sot në orët e mëngjesit në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”, ngase i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën duke i kërkuar shumën prej 1 mijë e 500 euro ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

Bëhet e ditur se të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale.

Personi me inicialet E.H. është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera