Lifestyle

Shamponi që rrit flokët tuaj në mënyrë të “çmendur”

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 09 September 2017

Nëse preferoni të përdorni produkte natyrale kozmetike atëherë kjo recetë është e përkryer për ju.

Gjetja e një shamponi natyral në raftet e kozmetikave është pothuajse e pamundur, prandaj pse nuk e bëni vetë?

Në vend të ekspozimit të flokëve tuaj ndaj kimikateve të dëmshme ju mund të përgatisni shampon e mëposhtme dhe të shijoni përfitimet që ofron.

-Advertisement-

Ky shampon do të bëjë flokët tuaj të shëndetshëm dhe do të stimulojë rritjen e flokëve në mënyrë të pabesueshme, transmeton Klan Kosova.

Soda e bukës mund të përdoret për të përmirësuar cilësinë e flokëve duke ju dhënë një shkëlqim të shëndetshëm vetëm pas disa trajtimeve. Ju mund ta përdorni atë në vend të shamponit tuaj të rregullt dhe do të habiteni nga rezultatet.

Në fillim mund të jetë e vështirë për të larë flokët pa shkumë që shamponët zakonisht bëjnë, por pas disa larjesh do të mësoheni me të. Dhe rezultatet përfundimtare do t’ju habitin.

Shampo me sode buke për rritjen e flokëve

Kombinoje sasinë e njejtë të sodës së bukës dhe ujit, p.sh një lugë gjelle sodë bukë dhe tri lugë gjelle ujë dhe hidheni këtë kombinim në një shishe të vogël.

Për shembull, nëse keni flokë shumë të gjata, përzieni 2-3 lugë gjelle sode buke me sasi tri herë më shumë ujë.

Aplikoni përzierjen në flokë të thatë ose të lagur, duke filluar me rrënjët dhe duke shkuar deri në fund. Lëreni atë për 3 minuta dhe më pas pastrojeni. Përsëri, është normale që shamponi të mos bëjë shkumë, si shampot e tjerë të zakonshëm.

Pasi të keni larë flokët tërësisht, shpëlani flokët me uthull molle dhe ujë. Sasia e përzierjes është e njejtë si më lartë, vetëm se duhet të jetë në proporcion 1(uthull molle) dhe 4 (ujë).

Përkuleni kokën tuaj mbrapa për të shmangur uthullën të futet në sy. Aplikoni shpëlarjen në të gjithë gjatësinë tuaj të flokëve, lëreni të thahet dhe admironi flokët tuaj të shndritshëm, të shëndetshëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera