Fokus

Shaljanët nuk e ndalin protestën as sot para Trepçës – aty dalin edhe policia

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 12 February 2020

Banorët e Shalës së Bajgorës edhe këtë të mërkurë po protestojnë para minierës së Trepçës.

Këta madje edhe kishin paralajmëruar se do ta bllokonin hyrjen në minierë, shkruan gazeta inFokus.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

-Advertisement-

E për të parandaluar këtë gjë, aty kishin dalë afër 20 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Megjithatë, shaljanët e vazhduan protestën duke ripërsëritur kërkesat e tyre për menaxhmentin e Trepçës.

Ata kanë thënë që në konkurs pati shumë manipulime, shkruan gazeta inFokus.

Kërkesat e protestuesve janë: Anulimi i konkursit, Shkarkimi i Bordit të Trepçës dhe Shkarkimi i drejtorit menaxhues./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera